VIDEO- Tabaku: Ministrat mburren, familjet jetojnë në kushte të vështira, nuk përfitojnë asgjë
8 Tetor 2021, 12:40Nga DOSJA
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi ditën e sotme se në Shqipëri ka rritje çmimesh më shumë se në vendet e tjera të botës. Kjo ishte një pjesë nga fjala e Tabakut gjatë konferencës me gazetarët, bashkë me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Alfred Rushajn. Tabaku tha se në vend nuk ka rritje pagash apo pensionesh, e se e gjithë kjo ka ardhur nga mosfunksionimi i institicioneve në vend. Sipas saj, 90% e familjeve shqiptare kanë të ardhura më pak se mesatarja dhe shpenzojnë më pak se mesatarja për ushqim.
Tabaku: Në Shqipëri ka rritje çmimesh më shumë se në vendet e tjera. Përveç dhomës amerikane të tregtisë të tjerët e shikojnë situatën negative dhe raporti i Bankës së Shqipërisë. Pse nuk ka rritje ekonomike në Shqipëri. Dëgjuam dy ministrat që mburreshin ndërkohë që familjet shqiptare janë në kushte të vështira. Prodhimi në bujqësi dhe punësimi është në rënie. Bujqësia vitin e kaluar ishte në punë. Qytetarët shqiptarë nuk po ndjejnë dhe përfitojnë asnjë nga fondet. Nuk ka rritje pagash, pensionesh. Sot 51.7% të të ardhurave shpenzohen për udhqime dhe për energji elektrike. Janë rritur çmimet, 90% kanë më pak të ardhura se mesatarja. Ne propozuam një ulje të TVSH për shportën ushqimore, dhe MSA e lejon. Gjithologët e qeverisë thonë nuk reflektohet në ulje çmimesh, nuk reflektohet se qeveria është e korruptuar se intitucionet janë të korruptuara. Nëse do kishim institucione të forta që vendosin gjoba do kishim një situatë ndryshe në treg.
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka refuzuar të zbatojë planin e tij me shtatë pika për të përballuar krizën ...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj nuk e cilëson si krizë gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria. Gjatë konferenc...
TIRANË– Krydemokrati Lulzim Basha e ka quajtur ‘Suden’ e shqiptarëve kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë për gazetarët, pasi Rama shpalli gjend...
TIRANË– Ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë dhe Financave në Shqipëri, Delina Ibrahimaj duke ...
Politike 8 Tetor 2021, 13:12
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nisma ligjore për të uljen e TVSH-së në produktet e shportës do të depozitohet shumë shpejt në Kuv...
Pohimi që reforma në drejtësi qe një eksperiment i dështuar dhe që sot mban peng drejtësinë për dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë është tabu për shumicën e akt...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk harroi të komentonte veprimin e Ambasadës Amerikane për fshirjen e postimit, në të cilin aku...
TIRANË– Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demorkatike ka bërë një denoncim lidhur me dhënien e një pusi nafte në zonën e...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ishte në konferencën për gazetarët në momentin që u bë publike në media vendimi i qeverisë për emergjencën e furni...