Politike

VIDEO- Lulzim Basha: Do denoncojmë me emra oligarkët që nënfaturohen për energjinë elektrike

8 Tetor 2021, 12:50 Nga DOSJA
VIDEO- Lulzim Basha: Do denoncojmë me emra oligarkët që

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se do të denoncojë me emra të gjithë oligarkët që sipas tij nënfaturohen për eneergjinë elektrike, pasi i shërbejnë qeverisë. Në një konferencë për mediat pas shpalljes së emergjencës për krizën energjitike, i pyetur për listën me emra, Basha tha se shumë shpejt do publikohen. Ai shtoi se askush nuk mund t’i bëjë dot për budallenj shqiptarët e të përfitojë nga taksat e tyre.

Pjesë nga konferenca:

Ardit Hoxha: Në planin me shtatë pika që ju parashtruat me shtatë pika përmendët edhe disa oligarkë që i shmangen faturimit real, mund të na i përmendi me emra se kush janë këta?

Patjetër, sipas hetimeve tona, do të jemi të hapur të botojmë emrat e të gjithëve që po nënfaturohet dhe nuk ka shpjegim tjetër veçse po i shërben regjimit. Regjimit i shërbehet me forma të ndryshme, një është një oligark shpenzon 1 mln euro në muaj dhe fatura i shkon 200 mijë, ai është oligakr sepse po i bëjnë shërbim qeverisë, po i ndan për vota. Nje tjetër mund të bëjë sondazhe false, si ata në Austri që fatkeqësisht janë kapur. Kjo është. Një tjetri i duhet një ekran për ta shitur këtë, kjo është kapja e shtetit, ndërthurja e interesave kriminale dhe ndikimi e futja në ekrane që paguhen me paratë e korrupsionit që i shërbejnë shtetit. Por për budallenj nuk bëjnë dot as shqiptarët, as Partinë Demokratike dhe pa dyshim as mua.

LAJM KRYESOR: Kriza energjetike, Basha: Mashtrim i Ramës për të ngritur çmimin, nafta hyn kontrabandë, do bëjmë kallëzim në SPAK

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike basha me gazetaret 8 tetor 2021 lulzim basha basha me gazetaret 8 tetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 8 Tetor 2021, 13:12

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nisma ligjore për të uljen e TVSH-së në produktet e shportës do të depozitohet shumë shpejt në Kuv...