VIDEO- Rama i refuzoi ‘7 pikat’, Basha: Ai ka planin e tij për të vjedhur shqiptarët, kriza ka mbërthyer për fyti çdo
8 Tetor 2021, 11:51Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka refuzuar të zbatojë planin e tij me shtatë pika për të përballuar krizën energjitike, pasi plani i tij është të vjedhë shqiptarët. Në një konferencë me gazetarët, Basha tha se Rama do ta përdorë këtë fatkeqësi njësoj si me fatkeqësitë e tjera për të mbushur gropat në buxhet me tenderat dhe PPP-të. Sipas Bashës, Rama është përgjegjësi i vetëm i gjendjes ekonomike të Shqipërisë.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Çdokush që përfaqëson zgjuarsinë karakteristike të shqiptarëve nuk gënjehet. Detyra jonë është tëm os el ejojmë, të mos e lejoni të gënjejë e të luajë me taksat tuaja, me bukën e fëmijëve tuaj, me rritjen që paralajmëron, Edi Rama do ta përdorë këtë fatkeqësi njësoj si me fatkeqësitë e tjera për të mbushur gropat në buxhet me tenderat dhe PPP-të. Ai është përgjegjësi i vetëm i gjendjes ekonomike të Shqipërisë, vogëlushët e këtij vend, ndërmarjet e këtij vendi, familjet dhe bizneset e vogla. Borxhi formalisht ka shkuar në 80% të prodhimit të brendshëm bruto, me PPP-të shkon në 100%. Ai kërkon të merreni me batuta me gjithçka të mundshme vetëm për të hequr vëmendjen nga fakti se falë tij buka që blini sot është më e shtrenjtë, energjia dhe karburanti është më i larti në rajon dhe kriza ka mbërthyer për fyti çdo familje shqiptare. Në një vend normal, politikanët marrin përgjegjësi. Nëse ai kreu masakrën zgjedhore me iluzionin se kështu mund t’i ikte përgjegjësisë, është detyrë e jona që të qëndrojmë përballë kësaj fatkeqësie kombëtare që quhet qeveria e Edi Ramës. Rëfuzon planin tonë racional, sepse ai ka planin e tij për të vjedhur dhe për të varfëruar Shqipërinë e shqiptarët.
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj nuk e cilëson si krizë gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria. Gjatë konferenc...
TIRANË– Krydemokrati Lulzim Basha e ka quajtur ‘Suden’ e shqiptarëve kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë për gazetarët, pasi Rama shpalli gjend...
TIRANË– Ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë dhe Financave në Shqipëri, Delina Ibrahimaj duke ...
Politike 8 Tetor 2021, 13:12
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nisma ligjore për të uljen e TVSH-së në produktet e shportës do të depozitohet shumë shpejt në Kuv...
Pohimi që reforma në drejtësi qe një eksperiment i dështuar dhe që sot mban peng drejtësinë për dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë është tabu për shumicën e akt...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk harroi të komentonte veprimin e Ambasadës Amerikane për fshirjen e postimit, në të cilin aku...
TIRANË– Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demorkatike ka bërë një denoncim lidhur me dhënien e një pusi nafte në zonën e...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ishte në konferencën për gazetarët në momentin që u bë publike në media vendimi i qeverisë për emergjencën e furni...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se do të kallëzojë në SPAK një kallëzimin penal. Ky kallëzim do të kryhet, pasi sip...