Politike

Rrëzohet tenderi! Rikthehen në garë dy subjektet që kërkuan më pak lekë për parkun e Farkës

8 Tetor 2021, 14:21 Nga DOSJA
Rrëzohet tenderi! Rikthehen në garë dy subjektet që

TIRANË– Komisioni i Prokurimit Publik ka bllokuar tenderin e nisur nga Bashkia e Tiranës për parkun e liqenit të Farkës. Sipas “Ora”, Bashkia e Tiranës përzgjodhi subjektin që kërkoi më shumë para për investimin, procedurë e cila u shpall e pavlefshme nga KPP, ndërsa në garë do të rikualifikohen kompanitë që kërkuan më pak fonde.

Për investimin që pritej të përfundohej nga kompania “Leon Konstruksion”, në garë do të futen edhe “2 N” dhe “Nika”.

Nga të dhënat e tenderit, “2 N” kërkoi 18.2 milionë lekë për punimet, ndërsa kompania tjetër 16 milionë lekë. Ndryshe nga të dyja, kompania e përzgjedhur si fituesi ofertoi 19.7 milionë lekë, duke fituar edhe garën.

Sipas analizës të bërë nga KPP, çmimi shkon më shumë se 85 për qind e vlerës së parashikuar nga Bashkia në rastin e “2N”, ndërsa dhe “Nika” ka plotësuar dokumentet brenda afateve të parashikuara. Pas shkeljeve të konstatuara, procedurat do të risinin sërish nga fillimi, kësaj here për të fituar ajo që oferton më pak.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bashkia e tiranes parku i farkes tenderi per parkun e farkes bashkia e tiranes parku i farkes tenderi per parkun e farkes

Sondazh

Poll

Politike 8 Tetor 2021, 13:12

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nisma ligjore për të uljen e TVSH-së në produktet e shportës do të depozitohet shumë shpejt në Kuv...