Politike

8 Tetor 2021, 13:12 Nga DOSJA

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nisma ligjore për të uljen e TVSH-së në produktet e shportës do të depozitohet shumë shpejt në Kuvend. Në një konferencë me gazetarët, pasi kryeministri Edi Rama shpalli emergjencën për furnizimin me energji elektrike, Basha tha se procedurat kanë nisur, por maxhoranca ka ‘nisur vallen e Osman Takës’, duke nënkuptuar këtu pengesat.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Që të mos mbetemi vetëm në retorike mes Partisë Demokratike dhe maxhorancës, kur do ta çojë PD si nismë ligjore uljen e TVSH për shportën në Kuvend? Kur do kemi diçka konkrete?

Lulzim Basha: Asgjë që ne kemi thënë nuk ka mbetur në retorikë. Për tre komisionet hetimore do të kalojnë në seancë më 14 tetor. Ju informoj se ka nisur vallja e Osman Takës. Vallja e Osman Takës që hedh PS-ja sa herë që kërkojmë komisione hetimore. E dini besoj historinë e valles së Osman Takës, një valle e gjatë dhe e ngadaltë e një heroi të asaj kohe që do të zgjasë momentin kur ta varin në konop. Është valle shumë e bukur në fakt, por nuk është vallja që duhet të hedhë Taulant Balla dhe padroni i tij. Kushtetuta e ka të qartë, kur ne kërkojmë komision hetimor, ata duhet ta ngrenë. Ta lënë vallen e Osman Takës dhe të enjten të tre komisionet duhet të kalojnë në Kuvend. Ka nisur procesi për depozitimin e kërkesës për uljen e TVSH-së në 6%. Ekipi ynë superior në çdo aspekt profesional, etik, të integritetit ka marrë përsipër të bëjë të gjithë propozimin, jo thjesht ule këtë se kështu duam ne, por dhe ku t’i gjejmë paratë. Sudja me mjekër sa herë i themi ne ço paratë tek qytetarët thotë s’ka para. Sa herë vjen puna për të mbushur xhepat e oligarkëve, për të bërë 20 mln euro kilometrin as flet fare, vendimin e merr natën. Tani ka vënë tigrin dhe ata të tjerët që do bëjnë të njëjtën gjë. Me përgjegjshmëri të madhe para qytetarëve, jo për retorikë, ne jemi një ekip për të qeverisur vendin. Kemi gati çdo zgjidhje, nuk do i çojmë një copë letër, por një kalkulimi të plotë si arrihet. I kam dëgjuar zërat e opozitarëve të përjetshëm, një pjesë e tyre hanë bukë me këtë ustallëk dhe qoftë nga formimi ynë si të djathtë le të hanë bukë edhe pse shpërndajnë gënjeshtra. Në asnjë rast PD nuk ka çuar tek Edi Rama propozime që nuk do i bënte vetë. Edi Rama nuk do dhe nuk mundet. Llumi i tranzicionit, me atë e kam betejën unë personalisht dhe partia që udhëheq deri sa t’i çojmë aty ku e kanë vendin dhe t’i japim Shqipërisë dhe shqiptarëve atë që meritojnë. Do dalin do thonë nuk bëhen dot, s’kemi kaq lekë, por detyra juaj është t’ju tregoni shqiptarëve që e vërteta është me ne.

LAJM KRYESOR: Kriza energjetike, Basha: Mashtrim i Ramës për të ngritur çmimin, nafta hyn kontrabandë, do bëjmë kallëzim në SPAK

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll