Politike

VIDEO- Postimi i Ambasadës Amerikane për protestën, Basha: Besoj e patë korrigjimin, ne nuk biem në kurth

8 Tetor 2021, 12:28 Nga DOSJA
VIDEO- Postimi i Ambasadës Amerikane për protestën, Basha: Besoj

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk harroi të komentonte veprimin e Ambasadës Amerikane për fshirjen e postimit, në të cilin akuzonte PD si organizatore të protestës kundër rritjes së çmimit të energjisë. Basha tha se ai veprim korrigjimi u pa nga të gjithë, duke mos përmendur ambasadën që e kishte kryer veprimin. Kryedemokrati tha se PD nuk do të bjerë në kurthin e atyre që kërkojnë të politizojnë çdo gjë. Për protestën, Basha tha se PD ka thirrur dhe do thërrasë gjithmonë protesta mirëpo nuk ishin ata që e organizuan protestën e 6 tetorit.


E keni parë besoj dhe korrigjimin e bërë të një ambasade të një vendi partner. Ne nuk fshihemi pas askujt. Ne kemi thirrur dhe do thërrasim protestat më të mëdha, ne nuk do biem në kurthin e atyre që kërkon ta politizojë gjithçka. Çështja në fjalë nuk na përket, është çështje kombëtare, qytetarët kanë nisur reagimin e tyre.Nuk ishim ne që e bëmë. Vendi ynë vuan nga reagimi qytetar, do ti mbështesim. Për këtë të mos jkeni për më të voglën dyshim.’- u shpreh Basha.

Më 6 tetor, Ambasada Amerikane cilësoi Partinë Demokratike si organizatorë të protestës së paralajmëruar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Pas disa minutash, ambasada fshiu deklaratën e postuar në faqen zyrtare online, se PD ishte organizatore.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ambasada amerikane basha me gazetaret 8 tetor 2021 ambasada amerikane basha me gazetaret 8 tetor 2021

Sondazh

Poll