Politike

VIDEO- Lulzim Basha: Ortakët e përhershëm të Ramës nuk i ndahen restorantit të kryeministrisë, mëngjes, drekë e darkë

8 Tetor 2021, 11:44 Nga DOSJA
VIDEO- Lulzim Basha: Ortakët e përhershëm të Ramës nuk

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer godinën e Kryeministrisë në një sallë takimesh me ortakët e tij, që kreu i selisë blu, i konsideron ‘të përhershëm’.

Në një konferencë me gazetarët pas shpalljes së emergjencës për furnizimin me energji elektrike nga qeveria shqiptare, Basha tha se rama një pjesë të ‘makutërisë’ i ka në kabinet, kurse një pjesë tjetër e ka në restorantin e kryeministrisë. Madje, kryedemokrati shtoi se i pret çdo mëngjes, drekë e darkë.


“I kanë bërë fakt rrugët e florinjta me 20 milionë euro për kilometër. Para interesat tuaja kanë zgjedhur të punësojnë me lekët që iu marrin ju nga taksat dhe gjobat, të punësojnë është fjalë e madhe, por të punësojnë fiktivisht militantë dhe patronazhistë që shantazhojnë shqiptarët. Përpara interesit të njerëzve Edi Rama ka zgjedhur luftën personale, ku spikat shembulli i Becchettit që do të kushtojnë të paktën 110 milionë euro. Një pjesë të makutërisë e ka në kabinet, një pjesë i ka ulur poshtë dhe i ka ortakë, një pjesë i ka ortakë të përhershëm që nuk i ndahen paradhomës dhe restorantit të kryeministrisë çdo mëngjes, drekë dhe darkë,”- tha Basha ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike basha me gazetaret 8 tetor 2021 lulzim basha basha me gazetaret 8 tetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll