Politike

VIDEO- Ku do caktohet Berisha? Nikolla: Është deputet pa grup parlamentar, nuk është vetëm…

8 Tetor 2021, 11:19 Nga DOSJA
VIDEO- Ku do caktohet Berisha? Nikolla: Është deputet pa grup

TIRANË– Kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi para gazetarëve se ish-kryeministri Sali Berisha është deputet pa një grup parlamentar. E pyetur nga gazetarja Esiona Konomi, se ku do të përcaktohet Berisha, brenda Partisë Demokratike apo do të referohet diku tjetër, Nikolla tha se ai do të jetë deputet pa një grup parlamentar. Ajo shtoi se Berisha nuk është vetëm, pasi janë dhe 8 deputetë të tjerë në Kuvend që funksionojnë pa grup parlamentar.


Pyetja: Lista e PS është e plotë, PD dhe grupet e tjera parlamentare, është pa përbërje emërore. Kuvendi do e caktojë Berishën që i përket PD apo do keni referencë tjetër për të?

Nikolla: Do të ketë vetëm referencën që ndiqet me rregulloren e Kuvendit, i cila në nenin 15, pika 5 thotë që çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup do të bëjë pjesë. Por më pas është vendimmarrja e grupit, dhe deklarimi në frymë…Që janë kryetarët e Grupeve Parlamentare të cilët bëjnë listimin dhe deklarimin e anëtarëve të grupit. Dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka nxjerrë jashtë deputetin Sali Berisha dhe sot ai funksionon si një deputet pa grup parlamentar. Dhe nuk është vetëm janë tetë deputetë që funksionojnë pa grup parlamentar.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lindita nikolla lindita nikolla

Sondazh

Poll