Politike

VIDEO- Takimi me gazetarët/ Nikolla: Do jeni të pranishëm në seancat plenare, Berisha deputet pa grup parlamentar

8 Tetor 2021, 10:48 Nga DOSJA
VIDEO- Takimi me gazetarët/ Nikolla: Do jeni të pranishëm në

TIRANË– Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka zhvilluar ditën e sotme bashkëbisedimin e parë me gazetarët në një nga sallat e Kuvendit. Në fjalën e saj të parë përballë gazetarëve, ajo u shpreh optimiste për praninë e opozitës në Komisionet e Ligjeve dhe në Kuvend. Fjalimin e vijoi duke u dhënë një lajm të mirë gazetarëve, se do të jenë të pranishëm në seancat plenare dhe në mbledhjet e komisioneve duke respektuara rregullat e vendosura. Sipas saj, të gjithë duhet të plotësojnë rregullat, të jenë të vaksinuar apo të jenë negativ, për të e parandaluar infektimin me COVID.

Gazetarët do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. Kamerat do të lejohen me një minutazh të caktuar. Gazetarët do të jenë dhe në seancat plenare. Kjo çështje do të diskutohet dhe në Komisionet e Ligjeve. Komunikimi do të bëhet transparent dhe i hapur. Bëj thirrje për vaksinimin që çdo njëri të mbrojë veten dhe të tjerët.‘- u shpreh Nikolla.


Kryeparlamentarja përsëriti edhe një herë qëndrimin e saj se do të jetë gjithmonë e gatshme për procesin e dialogut me opozitën.

‘Unë besoj se do të përforcohet dialogu dhe do të ruhet etika në komisionet parlamentare. Kemi parë se po shkojmë drejt normalizimit. Po ecim me procesin e vaksinimit me deputtët për praninë në komisione. Kjo do të jetë një aspekt i realizuar, pas kërkesës që erdhi nga opozita por dhe një ogur i mirë për jetën parlamentare. Përfitoj nga rasti që të bëj thirrje për vaksinim.’- tha Nikolla.

E pyetur se si do ta caktojë Kuvendi i Shqipërisë, Sali Berishën dhe nëse do të ketë ndonjë referencë për të, ajo tha se ish-kryeministri sot funksionon si një deputet pa grup parlamentar. Nikolla u pyet dhe në lidhje me krizën energjitike e cila ka prekur vende të ndryshme të botës dhe Shqipërinë. Kryeparlamentarja u shpreh se do ndikojë dhe në familjen e saj mirëpo jo në atë nivel që do prekë familjet me vështirësi ekonomike.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lindita nikolla lindita nikolla

Sondazh

Poll