Politike

VIDEO- Kryedemokrati Basha: KESH dhe OSHEE zhvatën 10 mln euro për tre tendera!

8 Tetor 2021, 11:40 Nga DOSJA
VIDEO- Kryedemokrati Basha: KESH dhe OSHEE zhvatën 10 mln euro për tre

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare kanë zhvatur 10 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se për ta zbuluar këtë gjë, mjafton që të krahasosh çmimin e energjisë elektrike në bursë me çmimin me të cilën e blenë OSHEE-ja dhe KESH. Në total, sipas Kreut të Partisë Demokratike duheshin paguar 29 milionë euro për të tre tenderat dhe janë paguar 39 milionë euro.


“Kur tellalli i të keqes doli për të nxitur frikë dhe ankth, qëllimi i tij i vërtetë është krijimi i kushteve të presionit për atë që ai planifikon të bëjë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sot e patë se si përdridhej para gazetarëve, si një avokat i klientëve me të cilëve po ndante Shqipërinë si plaçkë. Nuk ka asnjë të përbashkët mes asaj që ndodh në Evropë e krizës së përkohshme në Shqipëri. Ne jemi mësuar tashmë për t’i qarë hallin G7-s për t’i krahasuar vendet më të fuqishme me vendin më të varfër të Evropës. Për t’ju gënjyer dhe për të bërë të duket sikur rritja e çmimeve qenka e pashmangshme, në fakt nuk është kështu, kjo nuk është një krizë energjitike, kjo ëhstë krizë korrupsioni me shkak e me plan. I keni parë bilancet se si në verë shesin energji elektrike dhe pak muaj më vonë e blejnë me 3 ose 4-fishin e çmimit duke shpërdoruar taksat që ua mbledhin kacidhe më kacidhe shqiptarëve. OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion, militantë partie që nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve. Mjaftojnë raportimet e fundit në media për t’i çjerrë maskën atyre ku shihet se çmimi i blerjes së energjisë është shumë më i lartë se çmimi në bursa. Për tre tenderat e fundit është 10 milionë euro boshllëk, mes çmimit të tregut dhe atij që paguajnë këta kur e blejnë energjinë. Duhet të paguheshin 29 mln euro dhe janë paguar 39. Në fakt nuk duheshin bërë fare ato tendera, nuk duhej blerë ajo energji elektrike në këto kohë nëse nuk do ishte shitur për dy aspra energjia elektrike ne verë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike basha me gazetaret 8 tetor 2021 lulzim basha basha me gazetaret 8 tetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll