Politike

VIDEO- “Rroga e pensione qesharake”, Rama: Nuk do rriten se u ngrit ekonomia, ishim rrëzuar nga pandemia

8 Tetor 2021, 06:45 Nga DOSJA
VIDEO- “Rroga e pensione qesharake”, Rama: Nuk do rriten se u ngrit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se pavarësisht diferencës së pagave, çmimet e mallrave që blihen në tregjet ndërkombëtare janë të njëjta. Në një video të publikuar në Facebook, Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në lidhje me krizën energjitike.

Një prej tyre kërkoi që krahasimi të bëhej me Shqipërinë pasi rroga e pensionet janë qesharake, por kryeministri u shpreh se këto çmime janë njësoj për të gjitha vendet.


Pjesë nga videoja:

Drita Gerdani: Krahasimin bëje me vendin tënd ku pensioni dhe rroga janë qesharake. Në Itali e Spanjë rroga më e vogël është 1500 euro.

Edi Rama: Përsa kohë flasim për mallra që i blejmë në tregje ndërkombëtare siç janë nafta dhe energjia, çmimet janë njësoj si për Spanjën dhe për Shqipërinë.

Ela Miri: Ju e kini rrit ekonominë mor kështu thatë para tre ditësh

Edi Rama: Po, është e vërtetë, 18% rritje kemi në 3-mujorin e dytë, më e larta në rajon pas pandemisë. Por, nëse ke koment që meqë u rrit ekonomia, do rriten dhe rrogat e pensipnet, përgjigjia është ‘Jo’. Kjo nuk funksionon kështu, kjo rritje do të thotë që ekonomia po rritet pas rrëzimit dhe jo që po ngjitet 18% më lart se ç’ishte përpara se të rrëzohej.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Rama u përgjigjet qytetarëve për krizën energjitike: Jemi të varur nga tregu ndërkombëtar, çmimet s’i cakton shteti

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kriza e energjise elektrike edi rama kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll