Propozimi që s’pritej, Agim Rama: Myslim Murrizi të zëvendësojë Metën, pjesë e opozitës
11 Qershor 2019, 05:49Nga DOSJA
Tiranë- Ende vijon ngërçi politik në vend dhe mesa duket sa vjen edhe më shumë ndërlikohet situata. Nuk janë edhe të pakta reagimet e ndryshme në lidhje me këtë situatë, ku nuk dihet ende nëse vendi do të futet apo jo në zgjedhjet e 30-qershorit.
Së fundmi, Agim Rama, fotografi, të cili e shohim shpesh në Kuvend duke nga “servirur” momente të ndryshme nga deputetët, ka dhënë mendimin e tij se kush mund të jetë president nëse shkarkohet Ilir Meta. Ai thekson se vendin e Metës mund ta zënë Myslim Murrizi ose Lefter Koka.
“Myslim Murrizi ose Lefter Koka,kandidat të mundshëm për zëvendësimin e z, Ilir Meta…janë pjesë e opozitës. Kanë treguar vlera që e duan vendin e tyre, ky është mendimi im si pjesë e medias..”, shprehet ai.
Presidenti Ilir Meta shpjegoi dje arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediet, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.
Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Në lidhje me situatën politike në vend, e cila sa vjen edhe më shumë ndërlikohet ka reaguar edhe publicisti Ardian Vehbiu. Me ironi ai shprehet se &cced...
VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku vëllai ka goditur vëllanë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kërkovë, ku pas një konf...
Projekti i ri i prezantuar per mbikalimin shqiponja është miratuar nga këshilli teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pritet të nxirret për tenderim.Kosto to...
SHQIPËRI– Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga një valë të nxehti, ku maksimumi ka shënuar 37 gradë celcius. Por ky i nxehtë nuk do të zgjasë shumë...
Tuneli i shembur i Murrizës në Rrugën e Arbrit nuk mund të riparohet dhe do të braktiset. Këtë e pohoi për Exit.al një nga ekpertët që punon në ndërtimin e rrug...
TIRANË- Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në vendin e njohur si “Tymi” te “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.Sipas informacioneve paraprake më...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kandidat për kryetar Bashkie në Lezhë, Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe si ‘kaubojsi’, ka reaguar pas vend...
KORÇË– Ndihma në ushqime, veshmbathje, uji të pijshëm dhe medikamente, kontigjenti i ndimave për famijet e prekura nga termeti në disa fshatra të Ko...