Aktualitet

Konflikt për motive të dobëta, vëllai godet vëllanë me shat, 60-vjeçari në gjendje të rëndë

10 Qershor 2019, 18:44 Nga DOSJA
Konflikt për motive të dobëta, vëllai godet

VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku vëllai ka goditur vëllanë. 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kërkovë, ku pas një konflikti për motive të dobëta 55-vjeçari me iniciale A.T., ka goditur me një vegël punë në kokë vëllanë. 

60-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës, ku edhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa i vëllai është shoqëruar nga policia. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Vlorë

Informacion paraprak

Rreth orës 18:46, në fshatin Kërkovë Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., rreth 55 vjeç ka plagosur me një vegël pune (shat) vëllain e tij H. T., 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit A. T, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kerkove vellai plagos vellane vlore kerkove vellai plagos vellane vlore

Sondazh

Poll