Aktualitet

“Ky p*lla i gjatë e ka nda menjen”, kaubojsi ‘tregon’ të fshehtat e dekretit të Metës: ‘Xheloz’ për Lulin

10 Qershor 2019, 15:25 Nga DOSJA
“Ky p*lla i gjatë e ka nda menjen”, kaubojsi

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kandidat për kryetar Bashkie në Lezhë, Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe si ‘kaubojsi’, ka reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta, për shfuqizimin e dekretit për zgjedhejt e 30 qershorit.

Me anë të një video në rrjetet sociale, Eduart Ndocaj, shprehet se vendimi është marrë nga Presidenti për shkak të ‘xhelozisë’ se përse bashkëshortja e tij do të takonte më para Bashën sesa Metën.

“Pasi Monika Kryemadhi deklaroi se kishte dy javë patakuar burrin, sepse ka qenë me bo rikonstruksion fytyrës, me u ba ma e bukur, Presidenti i LSI-së, për me e taku ma shpejt shfuqizoi zgjedhjet sepse e dinte që ajo sa të vijë do të dalë në protestë me Lulin. Do të takonte para Lulin sesa Metën, edhe ky ka thanë: “Po zhdekretoj këto, të mos dalë më në protestë, e të takohet me grun e vet. Dy javë janë shumë, ato në shesh e mos me taku grun. Ka dekretu zgjedhjet… Po shqiptarët me 30 qershor kanë zgjedhje, kjo është e padiskutushme sepse ky palla i gjatë e ka nda menjen me bo zgjedhje. Lulushi nuk e ka problem për demokratët sepse ky nuk hyn në zgjedhje sepse humb partinë. Po humbi zgjedhjet humb partinë, ky është problemi. Rroftë Shqipëria e rrofshin shqiptarët”, – shprehet Ndocaj në rrjetet sociale.

Bashkëngjitur videos ai shprehet: “Pas rekostruksionit plastik te Monikes , Meta zhdekreton zgjedhjet e shqiptareve per tu bashkuar me gruan tashme te rinovuar totalish nga operacionet plastike . Edhe ne kete rast Dashuria triumfoj . ?????” 

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eduart ndocaj kaubojsi meta xheloz për bashën shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet eduart ndocaj kaubojsi meta xheloz për bashën shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet

Sondazh

Poll