Aktualitet

Shtyrja e zgjedhjeve, ironizon Ardian Vehbiu: Ç’dekretimi nuk qëndron, e rrëzon gjykata ortografike

11 Qershor 2019, 05:37 Nga DOSJA
Shtyrja e zgjedhjeve, ironizon Ardian Vehbiu: Ç’dekretimi nuk

Tiranë- Në lidhje me situatën politike në vend, e cila sa vjen edhe më shumë ndërlikohet ka reaguar edhe publicisti Ardian Vehbiu. Me ironi ai shprehet se ç’dekretimi nuk qëndron nga ana kushtetuese sepse përmban një gabim drejtshkrimor serioz.

“Ç’dekretimi nuk qëndron nga ana kushtetuese sepse përmban një gabim drejtshkrimor serioz. Duhet të ishte zhdekretimi. E rrëzon gjykata ortografike.”, shprehet ai në Facebook.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi dje arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian vehbiu ilir meta ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve ardian vehbiu ilir meta ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll