Aktualitet

Francezi i dehur përplas makinën dhe motorin e parkuar, plagosen 4 këmbësorë në kryeqytet

10 Qershor 2019, 17:12 Nga DOSJA
Francezi i dehur përplas makinën dhe motorin e parkuar, plagosen 4

TIRANË- Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në vendin e njohur si “Tymi” te “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se makina e drejtuar nga një turist francez ka përplasur një makinë dhe një motor të parkuar në rrugën e Kavajës, duke lënë 4 këmbësorë të lënduar, të cilët po kalonin aty pranë kur ndodhi aksidenti.

Burime bëjnë me dije se turisti francez ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur, çka ka bërë që të shkaktohej aksidenti i sipërpërmendur. Të plagosur kanë mbetur francezi, një turist holandez dhe një shqiptar, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll