‘Çmendet’ moti! Nga shi në temperatura përvëluese, çfarë thonë meterologët
10 Qershor 2019, 17:44Nga DOSJA
SHQIPËRI– Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga një valë të nxehti, ku maksimumi ka shënuar 37 gradë celcius. Por ky i nxehtë nuk do të zgjasë shumë pasi, duke filluar nga dita e martë temperaturat do të pësojnë rënie.
Në një prononcim për Report Tv, meteorologia Adiola Bani parashikoi se dita e nesërme do të jetë me reshje shiu.
“Dita e sotme do të vijojë me temteratura të larta, pasi vlera më e lartë në rang territori pritet të jetë deri në 37 gradë celucius. Pritet një ulje e temperaturave ditën e martë, kjo për shkak se sot në orët e pasdites, por edhe pasditja e nesërme në zonat malore do të sjellë shtim të vranësirave dhe rebeshe afat shkurtër shiu dhe breshëri”, tha Bani.
Sipas Banit, duke filluar nga dita e mërkurë do të kemi sërish rritje të temperaturave, të cilat do të arrijnë thuajse në 40 gradë celcius.
“Duke filluar nga e mërkura dhe nga fundjava që presim do të kemi rritje të temperaturave ku do të regjistrohen temperatura 38-39. Pritet që kjo javë të mbyllet me temperatura të larta për shkak të masave ajrore nga veriu i Afrikës, që janë masa ajrore të nxehta kryesisht.”
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tuneli i shembur i Murrizës në Rrugën e Arbrit nuk mund të riparohet dhe do të braktiset. Këtë e pohoi për Exit.al një nga ekpertët që punon në ndërtimin e rrug...
TIRANË- Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në vendin e njohur si “Tymi” te “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.Sipas informacioneve paraprake më...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kandidat për kryetar Bashkie në Lezhë, Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe si ‘kaubojsi’, ka reaguar pas vend...
KORÇË– Ndihma në ushqime, veshmbathje, uji të pijshëm dhe medikamente, kontigjenti i ndimave për famijet e prekura nga termeti në disa fshatra të Ko...
DURRËS- Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit në lagjen numër 13 në zonën e plazhit.Mësohet se është gjetur trupi...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka deklaruar se ka planifikuar organizimin e një aktiviteti socio-kulturor në datën 12 qershor 2019, në...
KRUJË– Një grup grabitësissh janë futur në shtëpinë e një fermeri ku kanë grabitur florinjtë dhe paratë që kanë gjetur.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ban...