Aktualitet

Prej 10 ditësh të strehuar në çadra, klerikët myslimanë ndihma për të prekurit nga tërmeti në Korçë (FOTO)

10 Qershor 2019, 15:08 Nga DOSJA
Prej 10 ditësh të strehuar në çadra, klerikët

KORÇË– Ndihma në ushqime, veshmbathje, uji të pijshëm dhe medikamente, kontigjenti i ndimave për famijet e prekura nga termeti në disa fshatra të Korçës. Muharrem Vrana hoxha nga Fushë Krujë me koordinimin e myftiut të Kavajës Ledian Cikalleshi, mbërritën sot në familjet e goditura nga tërmeti në fshatrat Floq dhe  Qafë Zezë, dhe me bashkpunimin e z. Sulejman Rustemi myfti i Korçës dhe me nën prefektin e Bilishtit kanë vizituar disa familje dhe shpërndanë kontigjentin e ndihmave.

Përfaqësuesit e komunitetit të myftinisë dhe hoxha i Fushë Krujës kanë bashkëbiseduar me banorët që ndodhen të strehuar në çadra, duke i premtuar se me ndihmën e Zotit ata do të kapërcejnë këtë situatë nga fatkeqësitë natyrore. Fatmirësisht nga goditjet e tërmeteve nuk janë regjistruar ngjarje të rënda.

Nga verifikimi i tyre rezulton se disa familje kanë nevoja emergjente për mbështetje nga institucionet, ndërsa kanë premtuar se të tjera ndihma do t’i akordohen nga përfaqësuesit e komunitetit musliman. Sakaq Muharrem Vrana ka thënë se do të vijojnë grumbullimet e ndihmave nga banorët e Fushë Krujës për t’i akorduar tek vëllezërit tanë që janë prekur nga dëmet e tërmetit në disa fshatra të Korçës. Banorët kanë falenderuar muftininë e Korçës, Kavajës si dhe hoxhën e Fushë Krujës, të cilët ju ndodhen pranë familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë e natyrës.

Prej 10 ditësh banorët e fshatrave, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë, kanë kaluar natën në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura për shkak të lëkundjeve të tokës që pësuan rrethinat e Korçës. Një pjesë e tyre janë sistemuar në banesa sociale, ndërsa të tjerët vijojnë të qëndrojnë në çadra prej frikës nga tërmetet. Disa ditë më parë zona e Korçës u lëkund nga tërmete, ku më i forti shënoi 5.3 ballë.

Në foto klerikët myslimanë me banorët e prekur në Korçë

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ledian cikalleshi muharrem vrana ndihma per banoret e korces ternetet ne korce ledian cikalleshi muharrem vrana ndihma per banoret e korces ternetet ne korce

Sondazh

Poll