Bota

Vuçiç lëvdon lidhjet me Kremlinin, nxit frikën se Kina dhe Rusia mund të përfitojnë nga ngecja e zgjerimit

7 Tetor 2021, 17:49 Nga DOSJA
Vuçiç lëvdon lidhjet me Kremlinin, nxit frikën se Kina

SLLOVENI– Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka lëvduar marrdhënien e fortë mes tij dhe Kremlinit për mbrojtjen e vendit të tij nga kriza energjitike, në samitin e mbajtur nga udhëheqësit e BE dhe Ballkanit Perëndimor. The Guardian shkruan se Vuçiç u tha gazetarëve se ishte vërtetuar se kishte të drejtë në mbajtjen e lidhjeve të ngushta me Pekinin dhe Moskën pavarësisht shqetësimeve të BE-së, duke e përshkruar Vladimir Putinin si “mbretëruesin” në energji.

Këto pohime ushqyen frikën se Kina dhe Rusia mund të përfitojnë nga ngecja e procesit të zgjerimit të bllokut europian. Lideri serb shtoi se vendimi i tij për të injoruar kundërshtimet e SHBA-së dhe të tjerëve për lidhjet e gazit me Rusinë, tani po jep fryte.

“Banorët e Serbisë janë racionalë, ata duan të jenë pjesë e botës, pjesë e Bashkimit Evropian , por banorët serbë nuk duan të prishin marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, dhe kjo doli të ishte gjëja e duhur për të bërë. Pse është gjëja e duhur për të bërë? Nëse do t’i nënshtroheshim presionit të vendeve të huaja që kundërshtonin ndërtimin e gazsjellësit rus, do të kishim probleme këtë dimër, pa më shumë gaz për Serbinë që do të vinte përmes Beregovos. Vendet evropiane kanë mbaruar furnizimet e tyre dhe nuk kanë nënshkruar marrëveshje blerjeje afatgjata me rusët, dhe tani Putini është absolut “kingmaker”, me mundësinë për të vendosur se kush do të blejë, me çfarë çmimi dhe si duhet të rritet një çmim,” tha ai.

Çmimi i kontratave evropiane të gazit për shpërndarjen në nëntor arriti nivele rekord këtë javë, duke u rritur me 23% në 117.50 € një megavat orë, nga 18 € gjashtë muaj më parë. Udhëheqësit e BE-së “riafirmuan” në një komunikatë pas samitit se ata ishin të përkushtuar për zgjerimin e bllokut, por hodhën poshtë një propozim të bërë nga qeveria sllovene për të vendosur një afat deri në 2030 për pranimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor-Shqipërinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni samiti i be vucic lavderon rusine samiti i be vucic lavderon rusine

Sondazh

Poll