Aktualitet

‘Më tradhtonte me pronarin’/ Vrau bashkëshorten, Krimet e Rënda dënojnë me 35 vite burg babain e gjashtë fëmijëve

10 Qershor 2019, 14:05 Nga DOSJA
‘Më tradhtonte me pronarin’/ Vrau bashkëshorten, Krimet e

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vite burg Çelnik Shahollin, i cili vrau bashkëshorten e tij 42-vjeçare, nënë e 6 fëmijëve.

Në seancën e sotme, Shaholli u shfaq i penduar dhe nguli këmbë se vrasja e Adrianës kishte ndodhur aksidentalisht, gjatë një debati me bashkëshorten e tij.

Ndërkohë që në seancën e mëparëshme kishte treguar edhe detaje lidhur me vrasjen makabër duke u kërkuar falje 6 fëmijëve të tij.

Sherri nisi, pasi më tradhtonte me pronarin e firmës. E shtyva dhe kur ra në tokë ia përplasa kokën në dysheme disa herë.

Adriana Shaholli 42 vjeçe, nënë e një djali dhe 5 vajzave gjeti vdekjen në spital nga plagët e marra në kokë si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, një i papunë dhe përdorues i rregullt i alkoolit.

Për shkak të xhelozisë së sëmurë i kërkonte viktimës dhe të braktiste punën e të qëndronte mbyllur në shtëpi, pavarësisht se ishte e vetmja që siguronte të ardhura për familjen nga puna e gjetur vetëm pak muaj para se të vritej.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriana shaholli burg per celnik shahollin çelnik shaholli gjykata e krimeve te renda adriana shaholli burg per celnik shahollin çelnik shaholli gjykata e krimeve te renda

Sondazh

Poll