Sport

Conte në ‘pole-position’: oferta mund ta tundojë të kthehet në Premier…

7 Tetor 2021, 15:46 Nga DOSJA
Conte në ‘pole-position’: oferta mund ta tundojë të

ANGLI – Antonio Conte, i cili u largua nga Interi, pasi u dha zikaltërve pas njëmbëdhjetë vjetësh “scudetton”, tani është një nga trajnerët më tërheqës në skenën ndërkombëtare. Por e ardhmja e tij, ende është shumë e pasigurt, shumë thashetheme dhe spekulime dëgjohen.

Thashethemet e fundit vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, ku do të donin që trajneri italian të ishte në stolin e një klubi të Premier League angleze. Në fakt, duket se punës së Steve Bruce te Newcastle, tani i ka ardhur fundi …

‘The Geordies’ janë të parafundit në renditjen e Premier League, me tre barazime dhe asnjë fitore. Një situatë thuajse e dëshpëruar, që do të kërkonte ndërhyrjen e një udhëheqësi të vërtetë si Conte.

Ky është mendimi i analistëve anglezë të basteve, të cilët e venë ish-menaxherit të Chelsea në “pole-position”, si trajneri i ri i Newcaste. “52-vjeçari italian punon si komentator për një televizionin italian, por mund të tundohej përsëri nga një ofertë e madhe ekonomike”,– shkruan ‘Sun’.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 52-vjeçari antonio conte interi mbreteria e bashkuar newcaste premier league steve bruce te newcastle 52-vjeçari antonio conte interi mbreteria e bashkuar newcaste premier league steve bruce te newcastle

Sondazh

Poll