Sport

Hamilton: “Mua më pëlqen të kem një jetë jashtë sportit. Falë modës, tani mund të jem vetvetja “

7 Tetor 2021, 15:21 Nga DOSJA

 

TURQI – 100 fitoret në F1 tani janë një kujtim dhe Lewis Hamilton, që tani po synon fitoren e radhës në GP të Turqisë. “Gara e fundit këtu ishte e çmendur, e ashpër, e vështirë, por më solli titullin e shtatë, një moment i pabesueshëm. Duket sikur ka ndodhur dje, por koha me të vërtetë fluturon”.

Piloti i Mercedes tha se ishte i kënaqur me të gjitha vlerësime që mori pas përfundimit të garës së shkëlqyeshme në Soçi. “Ishte vërtet mirë. Unë kam qenë në Londër dhe Paris dhe të gjithë, në rrugë ose në restorant, më bërtisnin ‘Njëqind!’. Më kanë emocionuar shumë”.

Dueli i ngushtë me Verstappen do të vazhdojë në Stamboll, por Lewis sigurisht që nuk ka frikë. “Presioni është atje, është i pamohueshëm. Dhe ka për të gjithë. Unë kam gjetur mënyrën time për ta menaxhuar presionin, kam balancën time. Ky sezon është i jashtëzakonshëm, ka dy pilotë dhe dy skuadra që luftojnë deri në fund, ka gjithnjë e më shumë tifozë në gara, është fantastike!”

Kur ai prezantohet para mikrofonave, Lewis tani është më shumë se një pilot. Pyetjet e pashmangshme në lidhje me veshjen e tij nuk mund të mungojnë. “Po, më pëlqen moda. Gjej gjërat që më pëlqejnë në internet dhe i blej. F1 nuk është një vend ku është e lehtë të jesh ai që je. Por unë e bëj dhe më pëlqen, ndihem i lirë. Të gjithë mund të vishen si të duan, jo të gjithë mund ta kuptojnë këtë. Mua më pëlqen të kem një jetë jashtë sportit”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 'njëqind! gp të turqisë lewis hamilton londër dhe paris më pëlqen moda soçi verstappen 'njëqind! gp të turqisë lewis hamilton londër dhe paris më pëlqen moda soçi verstappen

Sondazh

Poll