Bota

Vijon seanca e parë ndaj Gucatit dhe Haradinajt, të dy rideklarohen të pafajshëm

7 Tetor 2021, 10:39 Nga DOSJA
Vijon seanca e parë ndaj Gucatit dhe Haradinajt, të dy rideklarohen

HAGË– Në vijim të seancës së parë ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, të dy janë deklaruar të pafajshëm kur janë pyetur sot nga kryetari i trupit gjykues.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, përpara se t’i përgjigjej pyetjeve të kryetarit të trupit gjykues, donte të lexonte diçka por nuk u lejua nga kryetari i trupit gjykues, duke i thënë se duhej ti përgjigjej vetëm pyetjeve të shtruara.

Para se të deklarohem, do të kisha pasur dëshirë të mi jepni dy minuta kohë për të lexuar diçka për biografinë time”, tha Gucati.

Kur u pyet për ta konfirmuar deklarimin e tij rreth fajësisë për akuzat e paraqitura, Gucati pohoi për ta konfirmuar deklarimin e tij si i pafajshëm në paraqitjen e parë të tij para kësaj gjykate.

I pafajshëm jam plotësisht. Unë as nuk mund ta kuptoj, por atë që e lexuat e kuptova,”- tha edhe nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Kryetari i trupit gjykues më pas i bëri të ditur Gucatin dhe Haradinajn lidhur me të drejtat e tyre gjatë procesit gjyqësor, si dhe i paralajmëroi se mund të përjashtohen nga gjykimi në rast se nuk sillen mirë.

Nëse ju nuk silleni mirë pas një paralajmërimi të dhënë, një sjellje e tij mund të rezultojë me largimin tuaj nga salla. Nëse kjo ndodhë, atëherë ju do të përfaqësoheni nga avokatët”, tha kryetari i trupit gjykues.

Lajmi kryesor/ Nis gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt në Hagë, prokurori: Kanë penguar drejtësinë

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj

Sondazh

Poll