Bota

Adelina Ismajli del sot para gjykatës, dëshmon për herë të parë për vrasjen e të dashurit

7 Tetor 2021, 08:43 Nga DOSJA
Adelina Ismajli del sot para gjykatës, dëshmon për herë

KOSOVË– Ditën e sotme pritet të mbahet seanca e rradhës për vrasjen e Triumf Rizës ku dëshmitare pritet që të jetë dhe këngëtarja Adelina Ismajli e cila ka qenë në një lidhje me këtë të fundit.

Ismajli pritet të dvshmojë ditën e sotme në gjyqin që po mbahet ndaj Enver Sekiraqës, i cili akuzohet për nxitje të vrasjes së Rizës.

Në seancën e fundit të mbajtur më 8 shtator, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuqi kishte njoftuar se në këtë të radhës do të dëgjohen dëshmitaret Adelina, Ema dhe Zanfina Ismaili si dhe Kaltrina Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ismajli ishte parashikuar që të dëshmonte në seancën e mbajtur më 23 janar 2019, mirëpo për shkak se gjykata nuk ka arritur të sigurojë adresën e saj, dëshmia e saj e dhënë në gjykimin pranë gjyqtarëve të EULEX-it thjesht u lexua në seancë pa praninë e saj.

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e shpalli fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe e dënoi me 30 vjet burg, mirëpo gjykata e apelit më 6 marsh 2020 mori në shqyrtim ankesën e tij për të rikthyer në rigjykim çështjen.

Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Swiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës. Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani. Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora showbiz adelina ismajli agim kuqi enver sekiraqa eulex-i triumf riza adelina ismajli agim kuqi enver sekiraqa eulex-i triumf riza

Sondazh

Poll