Bota

‘U dorëzua’, Sanchez kritikohet ashpër nga politikanët në Spanjë pasi përshëndeti Kurtin në Samit

7 Tetor 2021, 09:09 Nga DOSJA
‘U dorëzua’, Sanchez kritikohet ashpër nga

SPANJË– Zëdhënësi i Grupit Popullor në Kongresin spanjoll, Pablo Hispán, ka treguar se vendimi i kryeministrit, Pedro Sanchez, për të marrë pjesë në një samit evropian me Kosovën është një “marrëzi e re” e politikës së jashtme të Qeverisë, duke e cilësua si ‘prishje’ të qëndrimit të një dekade. Sipas mendimit të tij, nuk është ngathtësi por është dorëzim dhe thotë se kjo është një marrëzi e re në politikën e jashtme të qeverisë.

Ai prishet me më shumë se një dekadë të qëndrimit të Shtetit ndaj Kosovës dhe pranon shpalljen e tij të njëanshme të pavarësisë. Nuk është ngathtësi, është dorëzim“,- denoncoi deputeti i Granadës.

Sipas Europapress, kritikat erdhën pasi Sanchez konfirmoi këtë të mërkurë se ai përshëndeti kryeministrin kosovar, Albin Kurti, në kuadër të samitit BE-Ballkan të mbajtur në Slloveni, duke shenjuar herën e parë që një udhëheqës i Spanjës përshëndet atë të Kosovës, pasi ajo nuk e njeh pavarësinë e kësaj të fundit.

Pedro Sánchez e ka justifikuar uljen me Kosovën në samit duke u shprehur se është e rëndësishme që Spanja të jetë në të gjitha forumet.

Kam pasur rastin të përshëndes kryeministrin dhe t’i them se ne mirëpresim dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit dhe i inkurajojmë të dyja palët që të gjejnë marrëveshje që është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe që kënaqë të dyja palët”, ka thënë Sanchez.

Konkretisht, kjo është hera e parë që një udhëheqës i qeverisë spanjolle ulet përballë një udhëheqësi të Kosovës. Mariano Rajoy u largua nga një samit i ngjashëm në Bullgari në 2018 për të shmangur takimin me udhëheqësin kosovar në mes të krizës katalanase, ndërsa takimi i mëparshëm me Ballkanin u mbajt në vitin 2020 me videokonferencë për shkak të situatës së koronavirusit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti mariano rajoy njohja e kosoves pablo hispán pedro sánchez samiti i brdos ne slloveni albin kurti mariano rajoy njohja e kosoves pablo hispán pedro sánchez samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll