Bota

Vrasja e 20-vjeçari në Zvicër, autori i dyshuar një shtetas kosovar

7 Tetor 2021, 08:18 Nga DOSJA
Vrasja e 20-vjeçari në Zvicër, autori i dyshuar një

ZVICËR- Ditën e djeshme u arrestua në Zvicër vrasësi i 20-vjeçarit Ardit Nikçi, ndërkohë sot bëhet e ditur se 24-vje♪5ari i vënë në pranga është një 24-vjeçar nga Kosova.

Kosovari 24-vjeçar është në paraburgim, ndërkohë katër të dyshuarit e tjerë, dy nga të cilët, po ashtu qytetarë kosovarë, janë liruar.

20-vjeçari Nikçi kumbi jetën nga plagët e marra në një zënke që ndodhi në një fundjavë në mes të shtatorit, në Bahnhofstrasse në St.Gallen. Policia e kantonit St.Gallen ka arritur të identifikojë dhe të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë. Pesë nga shtatë personat në fjalë, janë arrestuar.

Hetimet e shumta, intervistat me të akuzuarit dhe të tjerët, që japin informacion, bashkë me vlerësimet e filmimeve dhe regjistrimeve të fotografive, kanë çuar te shtatë persona të përfshirë në krim, njofton Policia e Kantonit St.Gallen.

Kështu, gjatë dhjetë ditëve të fundit janë arrestuar pesë nga shtatë personat e përfshirë: një kosovar 24-vjeçar, një zviceran 25-vjeçar, një zviceran 26-vjeçar dhe dy kosovarë 29-vjeçarë, njofton Keyston-SDA. Policia është gjithashtu në dijeni të një 20-vjeçari zviceran dhe një 22-vjeçari gjerman që ishin përfshirë në krim.

Sipas njoftimit, janë kryer gjithsej pesë bastisje shtëpish. Rrjedha e saktë e krimit dhe përfshirja aktuale në krim do të përcaktohen më vonë, nën drejtimin e prokurorit publik të kantonit të St.Gallenit dhe nga shërbimet e specializuara të policisë kantonale të St.Gallenit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ardit nikçi vritet 20 vjecari ne zvicer ardit nikçi vritet 20 vjecari ne zvicer

Sondazh

Poll