Bota

Kurti: Reciprociteti do të jetë parim i shtetit të Kosovës

7 Tetor 2021, 09:55 Nga DOSJA
Kurti: Reciprociteti do të jetë parim i shtetit të Kosovës

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se reciprociteti do të jetë parim, mbi të cilin do të bazohen veprimet e shtetit të Kosovës.

Këto fjalë Kurti i tha gjatë një takimi që mbajti me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell në Samitin e Brdo në Slloveni.

Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e Kurtit, Borrell tha se ka mirëpritur marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për targat dhe shtoi se kjo “do të duhej të shërbente si momentum i ri për të përshpejtuar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare” për normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti dhe Borrell “u pajtuan se dialogu është platforma përmes së cilës palët arrijnë t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura”, thuhet në komunikatën e lëshuar të mërkurën nga Qeveria e Kosovës.

Marrëveshja midis dy palëve erdhi pas një vendimi të qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin e targave me Serbinë, veprim ky që solli bllokimin e dy pikave kufitare midis dy vendeve për gati 2 javë. Ndërkohë me firmosjen e marrëveshjes u dakordësua që do të vendosen tabela ngjitëse në targat e makinave, vendosja e KFOR-it në pikat kufitare dhe ngritja e një grupi pune për një zgjidhje afatgjatë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti arrihet marreveshja per targat josep borrell albin kurti arrihet marreveshja per targat josep borrell

Sondazh

Poll