Bota

Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, prokurori: Publikuan informacione konfidenciale

7 Tetor 2021, 09:29 Nga DOSJA
Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, prokurori: Publikuan informacione

HAGË– Seanca gjyqësore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj e cila nisi rreth një orë më parë është ndërprerë për shkak të problemeve teknike. Ndërprerja e seancës ndodhi në momentin që nisi leximi i aktakuzës.

Prokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë, gjatë leximit të aktakuzës ka paraqitur faktet, që sipas tij, kanë lidhje me procedurën zyrtare të Dhomave të Specializuara dhe hetimeve të ZPS-së.

Gjatë leximit të aktakuzës, prokurori tha se nga 7 deri në 25 shtator të 2020 Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Faton Klinaku dhe Tomë Gashi shpërndanë në publik pa autorizim informacione konfidenciale dhe inkurajuan edhe të tjerët të bëjnë shpërndarjen e këtyre informacione.

Kjo sjellje tregon qartë edhe motivimin e tyre për të penguar dhe dëmtuar procedurat e Dhomave të Specializuara”, tha prokurori në fjalën e tij.

Prokurori i ZPS-së përmendi edhe deklaratat e Gucatit dhe Haradinajt ku tha se publikisht konfirmuan se u kanë dhënë kopje të dokumenteve të nxjerra gjatë herës së parë edhe përfaqësuesve të shtypit.

Lajmi kryesor/ Seanca e parë, sot nis gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt në Hagë

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora akuzat ndaj uck hysni gucati nasim haradinaj akuzat ndaj uck hysni gucati nasim haradinaj

Sondazh

Poll