Bota

Rritet çmimi i karburantit në Kosovë me 0.4 euro

7 Tetor 2021, 09:53 Nga DOSJA
Rritet çmimi i karburantit në Kosovë me 0.4 euro

KOSOVË- Rritja e çmimeve të derivatëve (karburantit) ka nisur edhe në Kosovë, si shumë vende të tjera evropiane. Gazeta Ekspress shkruan se brenda pak ditësh janë vërejtur lëvizje të çmimit të naftës e benzinës.

Sipas mediave të Kosovës 1 litër naftë ka arritur në 1.24 euro, derisa litra e benzinit është 1.27 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se kriza në vendet evropiane ende nuk e ka prekur Kosovën, ndonëse nuk e ka mohuar që mund të ketë lëvizje të çmimeve në treg. Megjithatë ai thotë se çmimet reale nuk shkojnë përtej asaj siç ka qenë para krizës, ku 1 litër naftë tregtohej me 1.20 euro dhe benzina me 1.22 euro.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni rritja e çmimeve te karburanteve rritja e çmimeve te karburanteve

Sondazh

Poll