Politike

Gjysmë ore para Kuvendit! Basha mbledh grupin parlamentar

7 Tetor 2021, 06:54 Nga DOSJA
Gjysmë ore para Kuvendit! Basha mbledh grupin parlamentar

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Demokratike ditën e sotme. Mësohet se mbledhja është parashikuar të nisë në orën 09:30, gjysmë orë para nisjes së seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Ende nuk dihet se çfarë do të diskutojë kryedemokrati Basha me deputetët në selinë blu, por pritet që mes tyre të jenë dhe ndryshimet në marrëveshjen e kompanisë së prodhimit të vaksinve, Pfizer dhe qeverisë shqiptare.

Këto ndryshime janë pjesë e rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit dhe pritet të votohen. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që Basha të ketë në plan dhënien e porosive për debatet në Kuvend.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike basha mbledh grupin 7 tetor 2021 lulzim basha basha mbledh grupin 7 tetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll