Politike

Presidenca dhe PD kundër qeverisë, akuza mbi përdorimin e akteve normative për shpenzime të panevojshme

6 Tetor 2021, 20:22 Nga DOSJA
Presidenca dhe PD kundër qeverisë, akuza mbi përdorimin e akteve

Qeveria po përdor aktet normative duke ndryshuar buxheti për të bërë shpenzime të panevojshme në kohë pandemie. Akuzat janë ngritur nga opozita dhe përfaqësuesit e Presidentit në Komisionin e Ekonomisë, ku ky i fundit ka rrëzuar me votat e mazhorancës dy dekretet e Metës, aktin normativ për ndryshimet e buxhetit dhe atë për ligjin organik të buxhetit që shtyn në kohë konsolidimin fiskal.

Deputetët e opozitës dhe përfaqësuesit e Presidencën deklarojnë se ndërhyrjet në buxhet nuk justifikojnë emergjencën.

Debate ka shkaktuar edhe rritja e nivelit të borxhit publik ndikuar së tepërmi edhe prej tërmetit e pandemisë. Me aktin normative me fuqi ligji ekzekutiv ka thyer rregullin fiskal dhe borxhi pritet të kapërcejë këtë vit 80%, duke hedhur poshtë edhe rekomandimet e FMN-së që bën apel për prioritizim të investimeve publike dhe më shumë vëmendje në kujdesin shëndetësor e mbrojtjen sociale./Marrë nga Top Channel.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike pd presidenca pd presidenca

Sondazh

Poll