Politike

Macron: Dialogu Kosovë-Serbi duket shumë kompleks. Vetoja e Bullgarisë? Duhet të përparojmë

6 Tetor 2021, 21:21 Nga DOSJA
Macron: Dialogu Kosovë-Serbi duket shumë kompleks. Vetoja e

SLLOVENI– Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në përfundim të samitit të Brdo foli për një situatë komplekse në Ballkan. Macron iu referua problemeve mes Kosovës dhe Serbisë por dhe përplasjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Patëm një diskutim shumë të mirë sot për Ballkanin dhe perspektivën e integrimit. Situata sot paraqitet shumë e komplikuar mes shumë vendeve të Evropës. Situata mes Serbisë dhe Kosovës, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duket shumë kompleks. Kemi kaluar disa momente me drejtuesit e vendeve dhe kancelaren. Gjithashtu sot kemi diskutuar për situatën mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, siç e dini. Duhet të përparojmë mbi këtë temë por qëllimi ynë është të mundemi t’u ri-japim një perspektivë Ballkanit që janë të gjithë në Evropë,”- u shpreh presidenti francez.

Në përfundim, presidenti francez foli dhe për çështje të rëndësishme të BE përtej Ballkanit duke theksuar nevojën e bashkëpunimit me Rusinë dhe Turqinë.

“Dëgjoni, unë mendoj se BE ka dy sfida kryesore, ka shumë të tjera por janë institucionale. Ne duhet së pari të zgjerojmë kufirin tonë dhe të kemi një diskutim me fqinjët tanë, në veçanti me Rusinë dhe Turqinë dhe në të njëjtën kohë ne duhet të transformojmë thellësisht funksionimin tonë të brendshëm”, përfundoi Macron.

LAJMI KRYESOR: Samiti i Sllovenisë/ Liderët e BE: Unioni është i paplotë pa Ballkanin, ngërçi me Bullgarinë pengon negociatat. Merkel shuan ‘shpresat’: S’ka datë, plotësoni kushtet!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike emmanuel macron samiti i brdos ne slloveni emmanuel macron samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll