Politike

Erion Braçe kundër protestës para Kryeministrisë: Populizmi s’i ul çmimet!

6 Tetor 2021, 20:38 Nga DOSJA
Erion Braçe kundër protestës para Kryeministrisë:

TIRANË– Ish-zv.kryeministri i vendit, Erion Braçe ka dalë kundër protesës së sotme për rritjen e çmimeve, e cila u zhvillua sot para Kryeministrisë. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se në Shqipëri ka një ekonomi tregu funksionale, konkurruese, e se çmimet vendosen nga kërkesa dhe oferta në tregjet kombëtare.

“Te besh populizem e te terhiqesh plotesisht, do te thote tu lesh dore te lire abuzuesve ne treg, te cilet minimalisht, ndihen te pa vezhguar, te pa hetuar, te pa ndeshkuar per abuzimet e tyre ne tregje; Shqip, i nxit!,”-shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i Braçes:

Tre gjera dua te them; E para, është populizem puro te thuash “kemi 30 vite ne ekonomi tregu dhe cmimet nuk i vendos Qeveria”, referuar rritjes se cmimeve. Qeveria jo, por institucione publike e te pavarura, rregullatore, e bejne qe cke me te; cmimi i energjise eshte cmim i rregulluar, cmimi i ujit eshte cmim i rregulluar dhe ka arsye, mbrojtja e interesit publik. Te besh populizem e te terhiqesh plotesisht, do te thote tu lesh dore te lire abuzuesve ne treg, te cilet minimalisht, ndihen te pa vezhguar, te pa hetuar, te pa ndeshkuar per abuzimet e tyre ne tregje; Shqip, i nxit! E dyta, ne nje ekonomi tregu funksionale, konkurruese, cmimet vendosen nga kerkesa dhe oferta ne tregjet kombetare; Pra, cmimet ne ekonomine e tregut funksionale dhe konkurruese, nuk i caktojne dy, tre, kater, pese ndermarrje me sjellje te koordinuar dhe per te ruajtur fitimet e tyre. Nese ne ekonomine e tregut, funksionale e konkurruese, cmimet nuk i cakton Qeveria, pa me te voglin diskutim nuk mund ti caktojne as kater pese private qe perdorin fuqine e tyre ekonomike per te deformuar tregun, vrare konkurrencen dhe ruajtur fitimet e tyre. E treta, cmimet nuk caktohen ne protesta; eshte thelbesisht populizem te pretendosh se me protesta do caktosh cmime ne treg! Eshte po aq populizem sa, ne tregje te perqendruara e kontrolluara nga 4-5 ndermarrje, pa konkurrence, te thuash se duke ulur TVSH-ne do ulesh cmimet; Nuk ndodh, eshte e provuar se nuk ndodh. Perkundrazi godet shtyllen me te rendesishme te te ardhurave, zeron mundesine per te perdorur instrumenta mbrojtes, kompesues, rimbursues ne shtresa te gjera qe goditen nga rritja e cmimeve! Populizmi u provua qe nuk eshte zgjidhje! Liria dhe konkurrueshmeria ne tregje eshte ajo qe na duhet. Vo: eshte hipokrizi e madhe qe pasdite te protestosh kunder rritjes se cmimeve dhe, ne mbremje, ne emisionin tend eshte reklama e ndermarrjes qe shet produktet me cmimet e rritura!

Sot, në orën 17:00, qindra qytetarë u mblodhën para Kryeministrisë për të protestuar për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe karburantit. Ndërsa është vendosur që edhe të hënën, të ketë sërish protestë, po në të njëjtin vend dhe orë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace proteste per rritjen e cmimeve erion brace proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll