Politike

‘Foltorja’ në Gjirokastër, Berisha për krizën: Kaskada e Drinit po përjeton ‘vdekje klinike’, Rama shiti energjinë

6 Tetor 2021, 08:12 Nga DOSJA
‘Foltorja’ në Gjirokastër, Berisha për krizën:

GJIROKASTËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar takimin e gjashtë me demokratët në qytetin e Gjirokastrës. Fjalën e tij për “Foltoren”, Berisha e ka nisur duke analizuar krizën që paralajmëroi kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se e gjitha vjen për shkak të keqmenaxhimit të qeverisë. Sipas Berishës, qeveria gjatë verës ka shitur energjinë, duke e çuar kaskadën ë Drinit në vdekje klinike. Ndërsa më pas është kthyer në çështjet brenda Partisë.

Ai i ka kërkuar demokratëve që të firmosin për të mbledhur Kuvendin, më pas votën ua ka lënë në dorë. Pasi ka mbaruar me mesazhet e tij politike kundër kryedemokratit Lulzim Basha, Berisha ka dëgjuar për më shumë se një orë qytetarët, të cilët i kanë treguar hapur pakënaqësitë e tre. Në fund, Berisha ka njoftuar dhe takimin e radhës që do të mbahet në Elbasan, por nuk ka bërë me dije datën e mbledhjes.

Ai në Elbasan, do të jetë takimi i shtatë që Berisha mban në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(k.m/a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike foltorja per pd sali berisha foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll