Bota

Helikopteri përplaset me kullën e lartë në New York, dhjetëra zjarrfikëse në vendngjarje

10 Qershor 2019, 19:50 Nga DOSJA
Helikopteri përplaset me kullën e lartë në New York,

SHBA- Një helikopter është rrëzuar në kulmin e një ndërtese të vendosur në 787 7th Ave. në Manhattan. Lajmi është bërë publik nga mediet ndërkombëtare.

Për shkak të përplasjes së helikopterit, autoritetet kanë evakuuar të gjithë zonën përreth.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur, ndërsa në qytet po binte shi dhe frynte erë e fortë.

Piloti ishte i vetmi person në bordin e helikopterit bazuar në informacionin paraprak, sipas Kathleen Bergen, një zëdhënëse për Administratën e Aviacionit Federal, i cili ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar një numër i madh ambulancash dhe zjarrfikësesh, të cilët janë në gatishmëri për çdo të papritur.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, nëdrsa autoritetet pasi kanë evakuuar ndërtesën dhe zonën përreth, po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

787 7th ave, #midtown NYC. We’re 1 block south. 20 mins ago there was a loud sound like a too-low #helicopter & I looked up and saw sheet of flame on roof and then smoke. News reports saying helicopter/small plane crash onto roof which would be consistent with what I heard/saw. pic.twitter.com/swY3ksLskH

— Lance Koonce (@LHKoonce) June 10, 2019

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota helikopteri përplaset me kullën new york shba helikopteri përplaset me kullën new york shba

Sondazh

Poll