Bota

“Vajza e Çërnobilit”, historia e pabesueshme e fëmijës së vetëm të lindur në zonën e ndaluar, si duket ajo sot (FOT

10 Qershor 2019, 18:34 Nga DOSJA
“Vajza e Çërnobilit”, historia e pabesueshme e

UKRAINË- Foshnja e vetme që lindi zonën e ndotur të Çernobilit, pas shpërthimit bërthamor të vitit 1986, tashmë është shndërruar në një vajzë të re të shëndetshme, sot ajo është 20 vjeç.

Prindërit e saj refuzuan të dalin nga zona e ndaluar, sepse qeveria nuk u ofronte strehim alternativ.

Pasi lindën vajzën, ata u qortuan nga e gjithë bota, sepse vajza ushqehej qumësht nga lopët e dhitë e ushqyera me bar të ndotur, dhe pinte ujë nga çezma me nivele rrezatimi.

Gruaja tha se nuk e dinte që ishte shtatzënë, deri në çastin kur e lindi vajzën me ndihmën e të shoqit, i cili ia preu kërthizën dhe e pastroi në çast. Ajo refuzoi të largohej, dhe mediat nga e gjithë bota e quajtën kriminele.

Shëndeti dhe suksesi i saj, i konfirmuar nga nëna dhe miqtë e saj, vjen pasi supozohet se natyra e Çernobilit po lufton kundër ndëshkimit të tmerrshëm bërthamor që vuajti 33 vjet më parë.

Me gjithë vështirësitë dhe paragjykimet, nëna e saj, tashmë 66 vjeç ka thënë: “Njerëzit këtu besojnë se Mariyaka është një simbol i rilindjes së Çernobilit, një shenjë nga Perëndia, të cilën e interpretojnë si një bekim për të jetuar këtu dhe se jeta po kthehet në këtë vend të turbullt”. 

Foto nga fëmijëria e foshnjes së Çernobilit

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cernobili foshnja e ndaluar cernobili foshnja e ndaluar

Sondazh

Poll