Bota

Fjalë fyese dhe furça tualeti si mikrofona, kombëtarja turke mbërrin në Islandë pas 3 orëve kontroll në aeroport(Foto+ V

10 Qershor 2019, 16:27 Nga DOSJA
Fjalë fyese dhe furça tualeti si mikrofona, kombëtarja turke

ISLANDË- Ekipi kombëtar i Turqisë arriti në Aeroportin Keflavik në Islandë të dielën për  ndeshjen kualifikuese të UEFA Euro 2020 që do të luhet të martën.

Kapitenit të skuadrës kombëtare turke, Emre Belozoglu iu drejtua një furçë tualeti në fytyrën e tij si mikrofon i improvizuar. Belozoglu e injoroi provokimin e qëllimshëm, duke treguar se pritja ishte e gjatë dhe ata u kontrolluan ‘rreptësisht’, mdaje edhe sendet personale.

‘Sjellje e papranueshme’, –shkruhej në shënimin e dërguar përmes Ambasadës së Turqisë në Oslo, duke dënuar sjelljet si “të padrejta” dhe “të dhunshme” kundër futbollistëve turq gjatë kontrollit të pasaportave.

Në një post në Twitter, ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu e cilësoi trajtimin në aeroportin e Islandës “të papranueshme”.

Trajtimi ndaj ekipit tonë kombëtar në aeroportin e Islandës nuk është i pranueshëm përsa i përket praktikave diplomatike dhe humanitare”,– tha Cavusoglu.

Ndërkohë, ambasadori turk në Norvegji, Fazli Corman u nis për në Islandë për të shprehur shqetësimin e vendit të tij mbi zhvillimet e fundit. Fahrettin Altun, drejtor i komunikimit i Presidencës turke, gjithashtu dënoi zyrtarët përgjegjës  në aeroport.

#UPDATE: Airport security in #Iceland, searching turkish national football team’s bags one by one and deliberately slowing down the process according to reportspic.twitter.com/8tZNzRHOKj

— EHA News (@eha_news) June 9, 2019

Burimi: TRT World

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aeroporti islandes kombetarja turke aeroporti islandes kombetarja turke

Sondazh

Poll