Bota

Mesazhi i Palmer për Thaçin nga Beogradi: SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi, hiqni taksën

10 Qershor 2019, 16:58 Nga DOSJA
Mesazhi i Palmer për Thaçin nga Beogradi: SHBA mbështet

SHBA- Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Matheë Palmer, deklaroi se SHBA mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga vendet e BE midis Kosovës dhe Serbisë.

Palmer e bëri këtë deklaratë pas një takimi në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ndër të tjera, zyrtari amerikan shtoi se taksa 100% që Kosova i ka vendosur Serbisë të hiqet, në mënyrë që të rifillojë dilaogu mes dy vendeve.

“Shohim se taksa është pengesë e tij. Duam që ajo të hiqet dhe në këtë mënyrë të dyja palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve”, tha Palmer.

Lidhur me takimin e Parisit që do të mbahet në 1 korrik mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, Palmer tha se , Palmer tha se Ëashingtoni e mbështet plotësisht atë që bëjnë partnerët evropianë për zgjidhjen e ngërçit mes Prishtinës e Beogradit.

“Nuk mund t’ju them se si do të rrjedhë takimi në Paris, por qëllimi ynë i përbashkët është të arrijmë te marrëveshja. Besoj se ai takim do t’i udhëheqë të dyja palët në atë drejtim”, tha zyrtari amerikan.

Vuçiç, nga anën tjetër, tha se nuk është i sigurt nëse takimi në Paris do të mbahet.

“Jemi gati për këtë takim, por nuk mendoj se dikush dëshiron të dëgjojë edhe një herë se si dikush nuk do ta anulojë taksën”, tha Vuçiç.

Serbia është tërhequr nga dialogu me Kosovën që kur kjo e fundit aplikoi taksën 100% për importet serbe. Kryeministri Haradinaj dhe Presidenti Thaçi janë shprehur se taksa nuk do të hiqet deri në momentin që Serbia do të njohë Pavarësinë e Kosovës.

(a.m/dosja,al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi mathew palmer taksa ndaj mallrave serbe dialogu kosove-serbi mathew palmer taksa ndaj mallrave serbe

Sondazh

Poll