Bota

SHBA/ Moti i keq ‘shkul’ vinçin nga vendi! Bie mbi kompleksin e apartamenteve duke shkaktuar viktima e të plagosur (VD)

10 Qershor 2019, 10:54 Nga DOSJA
SHBA/ Moti i keq ‘shkul’ vinçin nga vendi! Bie mbi kompleksin

SHBA, Dallas– Të paktën një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi një vinç ra mbi një kompleks apartamentesh në qendër të qytetit, në Dallas.

Vinçi ra mbi kompleksin e apartamenteve të Elan City Lights, duke shkaktuar më shumë dëm në anën lindore të banimit dhe mbi nje garazh parkimi. Zjarrëfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë njerëzve.

Tre pacientë u dërguan në Qendrën Mjekësore të Universitetit Baylor, sipas zëdhënësit të spitalit Deke Jones. Jones raportoi se një pacient është në gjendje kritike, një tjetër është në gjendje të rëndë dhe i treti është trajtuar dhe ka dalë nga spitali. Tre pacientë të tjerë u dërguan në Spitalin Memorial Parkland në Dallas.

Video të shumëfishta të kolapsit të vinçit tregojnë që vinçi lëkundet përpara se të bjerë. Disa dëshmitarë i thanë CNN-së se panë rënien e vinçit. Me sa duket ka qenë stuhia e fortë ajo që ka lëvizur vinçin gjigand duke shkaktuar rënien e frikshme.

Woke up poolside to a full-on tornado warning, which hit the construction site next to us and sent debris flying all over downtown Dallas. I think… I think I’m ready to come home now… pic.twitter.com/EN1HgcNOTg

— Rory Cashin (@roarEcashin) June 9, 2019

 

Mjaft persona kanë qenë duke parë live rënien e vinçit, dhe kanë treguar se nga një ditë e bukur me diell, gjithçka është errësuar shpejt dhe një erë e fortë ka lëvizur vinçin, duke shkaktuar shkëputjen e tij, dhe rënien tragjike mbi një kompleks rezidencial në Dallas.

Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi rënien e vinçit në orën 2:18. Ka pasur edhe raporte të shumta të pemëve të rrëzuara. Mbi 260,000 klientë në zonën më të madhe Dallas-Fort Worth përjetuan ndërprerje të energjisë të hënën në mëngjes pas motit të keq të së dielës pasdite, sipas kompanisë elektrike Oncor.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bie vinçi mbi kompleks shba viktima bie vinçi mbi kompleks shba viktima

Sondazh

Poll