Bota

Kryeministri grek i jep “leksion” Ramës i kërkon Presidentit shpërndarjen e Parlamentit: Rrezikohen sakrificat e

10 Qershor 2019, 16:53 Nga DOSJA
Kryeministri grek i jep “leksion” Ramës i kërkon

GREQI- Pas rezultatit në zgjedhjet e europiane, ku partia e kryeministrit grek humbi ndaj partisë opozitare Demokracia e Re e Kryriakos Mtsotakis, Alexis Tsipras ka kërkuar sot nga Presidenti shpërndarjen e Parlamentit.

“Që nga dita e zgjedhjeve evropiane është formuar një traktat i zgjatur zgjedhor prej rreth 4 muajsh, për të cilin unë kam përgjegjësinë të besoj se mund të përbëjë rreziqe për rrjedhën e qetë të ekonomisë kombëtare. Duke qenë se kemi hyrë në një rreth të cicioz, ajo nuk duhet të shqetësohet në asnjë mënyrë, sepse kjo do të thoshte se sakrificat dhe barra e popullit grek do të rrezikoheshin”, tha kryeministri, i cili ka vënë në plan të parë interesat e qytetarëve grek përballë interesave politike të tij.

Më tej ai shton: “Në bazë të këtyre fakteve dhe duke pasur një ndjenjë të plotë të kësaj përgjegjësie, unë kërkoj që të shpërndahet Parlamenti dhe të shpallen zgjedhjet kombëtare, siç parashihet me Kushtetutë, dhe ripërtëritja e mandatit të popullit”, vazhdoi ai.

Shpërndarja e Parlamentit është hapi i parë drejt zgjedhjeve të parakohshme, por që si duket mund të përcaktojnë edhe fatin e integrimit të Shqipërisë në BE. Kjo për faktin, se nëse do të rezultojë fituese Ppartia Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis, integrimi i Shqipërisë vihet në pikëpyetje.

Mitsotakis është shprehur para zgjedhejve evropiane, se Greqia do të hedhë veton në BE kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Por ajo që vlen për t’u përmendur dhe është si një leksion për politikën shqiptare, është kërkesa e Kryeministrit Tsipras, për shpërndarjen e Parlamentit. Politika jo në ëshët futur në një zallamahi, ku qeveria kërcënon Presidentin me shkarkim dhe shprehet e vendosur për zgjedhje pa opozitën. Na ana tjetër, kjo e fundit nuk pranon të dialogojë, pa u rrëzuar qeveria.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni greqi kryeministri i kërkon presidentit shpërndarjen e kuvendit zgjedhje te parakohshme greqi kryeministri i kërkon presidentit shpërndarjen e kuvendit zgjedhje te parakohshme

Sondazh

Poll