Bota

Sulme islamofobe në Gjermani, grisen 50 Kuranë në dy xhami, hidhen në tualete

10 Qershor 2019, 10:47 Nga DOSJA
Sulme islamofobe në Gjermani, grisen 50 Kuranë në dy xhami,

Gjermani- 50 Kuranë dhe dokumente të shumta janë grisur dhe më pas janë hedhur në tualete në Gjermani. Ky akt është bërë gjatë sulmeve islamofobe këtë fundjavë ndaj xhamisë qendrore në Kassel dhe një tjetre në Bremen.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë hedhur gurë mbi xhaminë qendrore duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Paralelisht me këtë, në shënjestër të sulmit vandal ishte edhe xhamia Rahman në Bremen, ku më së shumti frekuentohet nga afganët dhe pakistanezët.

“Incidenti ka ndodhur ndoshta midis orës 14 dhe 16 me orën lokale. Personat grisën  dokumente të shumta dhe mbushën në tualetet. Xhamia ishte e hapur në këtë kohë “, tha policia.

Burimi: Islamiq.de

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota grisen 50 kuranë në gjermani sulme islamofobe në kassel grisen 50 kuranë në gjermani sulme islamofobe në kassel

Sondazh

Poll