Bota

Kinë/ 10 orë marshim jashtë parlamentit, 1 milion protestues përplasen me policinë (Video)

10 Qershor 2019, 10:50 Nga DOSJA
Kinë/ 10 orë marshim jashtë parlamentit, 1 milion protestues

HONG KONG-Përpara parlamentit qindra protestues mbushën rrugët e qytetit për të kundërshtuar një projekt-ligj që lejonte ekstradimin në Kinën kontinentale.

Mbrëmjen e së dielës protestuesit marshuan në rrugë duke sulmuar edhe policinë e shtetit, të cilët u munduan të largonin turmën duke përdorur shkopinj dhe gaz lotsjellës.

Protesta kundër projekt-ligjit të ekstradimit zgjati 10 orë. Organizatorët e tyre raportuan se mbi një milion njerëz marshuan në qendër të Hong Kong-ut, duke denoncuar legjislacionin e propozuar.

Ky projektligj erdhi pas një vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti, teksa ishin me pushime në Tajvan. Ligjvënësit argumentojnë se do të lejojnë ekstradimin e kriminelëve të arratisur në Tajvan dhe Kinën kontinentale, që sipas ligjeve ekzistuese është e pamundur.

Protestuesit, megjithatë, këmbëngulin se ky projekt-ligj do të hapë rrugën për të ekstraduar pakicat dhe të burgosurit politikë në Pekin.

Burimi: RT 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ekstradimi ne kine protestat ne hong kong ekstradimi ne kine protestat ne hong kong

Sondazh

Poll