Aktualitet

Sot protesta për rritjen e çmimeve, Florian Binaj thirrje opozitës: Mos bëni gafë të vini, në këtë pikë jemi edhe prej

6 Tetor 2021, 14:14 Nga DOSJA
Sot protesta për rritjen e çmimeve, Florian Binaj thirrje

TIRANË– Aktori i humorit Florjan Binaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje opozitës që të mos paraqiten në protestën e qytetarëve, e cila do të mbahet sot në orën 17:00 para Kryeministrisë. Me anë të një postimi në Instagram, Binaj shkruan se protesta është e organizuar vetëm nga qytetarët, e sipas tij gjithçka ka përfunduar në këtë pikë, edhe për faj të opozitës.

“Une do jem sot ne protesten kunder rritjes se cmimeve me qytetarë e qytetare qe duan t’i bashkohen. asnje anetar i opozites nuk eshte i ftuar dhe te mos beje gafe njeri te vije sepse ne kete pike jemi edhe prej tyre! Kjo eshte proteste qytetare jo politike apo partiake. As patronazhistet nuk lejohen!,”-shkruan ai në rrjetet e tij sociale.

Por çfarë ka ndodhur në vend që ka nxitur reagim popullor?

E gjitha nisi me rritjen e çmimit të bukës me 10 lekë. Më pas u paralajmërua rritja e çmimit të kafes, e ngadalë u shtrenjtuan edhe produktet e shportës. “Vula” për të protestuar iu vu kur, kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës.

Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë. Megjithatë premtimi i tij duket se nuk i ka qetësuar qytetarët, të cilët shfaqen të vendosur për të protestuar, kësaj here pa u thirrur nga asnjë parti.

LAJMI KRYESOR: Nuk pranojnë rritjen e çmimeve! Qytetarët protestojnë para Kryeministrisë në orën 17:00

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet showbiz florian binaj proteste per rritjen e cmimeve florian binaj proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll