Aktualitet

Do dërgonin 15 egjiptianë me gomone në Itali, jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit në Vlorë

6 Tetor 2021, 10:17 Nga DOSJA
Do dërgonin 15 egjiptianë me gomone në Itali, jepen masat e

VLORË- Pesë personat që u arrestuan tre ditë më parë në Vlorë, të cilët do të transportonin 15 emigrantë egjiptianë të paligjshëm me gomone në Itali kanë marrë masën e sigurisë. Nga pesë të arrestuarit, 3 janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa 2 të tjerë janë lënë arrest me burg, ndërkohë që 1 tjetër, i cili ishte pjesëmarrës në këtë organizim kriminal është shpallur në kërkim.

Masat e sigurisë:

Klodian Gjikondaj, arrest me burg.
Fatjon Belaj arrest shtëpie.
Rober Hysa arrest shtëpie.
Arjol Lleshi arrest shtëpie.
Mohamed Sherif arrest me burg.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në datën 3 tetor. Të pestë këta persona do të transportonin 15 emigrantë të paligjshëm egjiptianë nga Tiranë për në Vlorë, ku dhe do t’i siguronin një kalim të sigurtë për në Itali.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arjol lleshi emigrante te paligjshem fatjon belaj gjykata e vlores klodian gjikondaj mohamed sherif rober hysa arjol lleshi emigrante te paligjshem fatjon belaj gjykata e vlores klodian gjikondaj mohamed sherif rober hysa

Sondazh

Poll