Aktualitet

Asnjëri s’e përfundoi mandatin! ‘Mallkimi’ i drejtorëve jetëshkurtër të Policisë së Shtetit që u dorëhoqën, a d

6 Tetor 2021, 13:03 Nga DOSJA
Asnjëri s’e përfundoi mandatin! ‘Mallkimi’ i

TIRANË– Drejtori në ikje i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka shënuar të katërtin kryepolic që është larguar nga detyra, pa i mbaruar mandati, i cili zyrtarisht zgjat pesë vite. Në këtë mënyrë, Veliu ka mbishkruar një ‘mallkim’ që sa vjen e përsëritet mbi fatin e Drejtorëve të Policisë së Shtetit, një histori që ka nisur që nga viti 2013. I emëruar në vitin 2008, Burgaj, me një karrierë të gjatë që nga viti 1984, Burgaj u vu në krye të Policisë së Shtetit, por qëndroi vetëm katër vite.

Në vitin 2013, me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste e vendosjes së Edi Ramës kryeministër, Policia e Shtetit ‘ndërroi fytyrë’. Në një takim në zyrën e Kryeministrisë, Burgaj dorëzoi dorëheqjen e tij dhe vetëm pak ditë më vonë kryepolic u vu Artan Didi. I njohur si një nga efektivët më të përgatitur të forcave RENEA për shkak të një operacioni për kapjen e një terroristi në Tiranë, Muhamed Omar Al- Said, ku dhe mbeti i plagosur, Didi u kthye në Policinë e Shtetit duke marrë drejtimin e institucionit.

Por në vitin 2015, Didi dorëzoi kapelen e tij në zyrën e kryeministrit Rama. Në letrën e parashtruar, Didi shkruante se dorëheqja e tij erdhi me motivacionin “për përgjegjësi morale mbi të gjitha ngjarjet e ndodhura”.

Shkak për dorëheqjen e Didit u dyshua se u bënë zhvillimet në lidhje me çështjen e deputetit Mark Frroku për mosveprimet e Interpol Tiranës për letrën që erdhi nga shteti belg dhe mbeti në sirtar.

Fill pas tij erdhi Haki Çako, i cili është emëruar më 15 prill të vitit 2015 si Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Emri i Çakos mësohet mori firmën e kryeministrit Rama pas propozimit të bërë nga ministri i Brendshëm i asaj kohe Saimir Tahiri. Por, tre vite më vonë me ardhjen e Fatmir Xhafajt si Minsitër i Brendshëm, Çako liroi zyrën me vendim të Këshillit të Ministrave. Në korridore flitej se ministry Xhafaj kishte kohë që e kishte kërkuar largimin e Çakos, por Rama e kishte vonuar firmosjen. Në krye të policisë së shtetit kaloi përkohësisht zëvendësdrejtori i uniformave blu, Rebani Jaupi, deri në emërimin e drejtorit të ri. 

Pas tij do të vinte Veliu. Në shkurt të vitit, Veliu mbërriti në godinën e Drejtorisë së Polciisë së Drejtor i Përgjithshëm. Ardi Veliu mori pikët maksimale nga konkursi i organizuar nga Policia e Shtetit për marrjen e gradës “Drejtues Madhor”, por gjatë mandatit, ato pikë humbën një nga një me përjetimin e skandaleve që përfshinë Policinë e Shtetit. Mund të përmendim këtu dhunimin e 15-vjeçarit dhe ‘linçimin’ publik të nënës së tij, Zaida Çobo, vrasjen e Klodian Rashës nga Nevaldo Hajdëraj, protestat e dhunshme që ndezën Tiranën dhe vrasjen e nënkomisarit Samir Hoxha në Lezhë.

Një vit e gjysmë para se t’i mbaronte mandate Ardi Veliu u dorëzua dhe në zyrën e kryeministrit Rama la letrën e dorëheqjes. Me dhjetëra gabime drejtshkrimore, Veliu tregonte se nuk po kërkonte një mandat tjetër në të njëjtin post, pasi dëshironte tu përkushtohej fëmijëve.

Vendin e tij e ka zënë Gledis Nani, ish-drejtuesi i njësisë Anti-Terror, i cili u promovua dhe mori medalje. Ish-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka dekoruar me Medaljen e Trimërisë Gledis Nanon për kontributin në shpëtimin e jetës së disa fëmijëve që u evakuuan nga kampet në Siri, mes tyre dhe Alvin Berisha. Historia e Nanos nuk ka nisur ende, por nëse mbetet për tu parë nëse do ta thyejë mallkimin e drejtorëve jetëshkurtër.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll