Aktualitet

Shtyhet me 1 javë hapja e Universiteteve, Kushi: 11-17 tetor të jemi të fokusuar në procesin e vaksinimit

6 Tetor 2021, 11:44 Nga DOSJA
Shtyhet me 1 javë hapja e Universiteteve, Kushi: 11-17 tetor të jemi

TIRANË- Hapja e Universiteteve në vend u shty me 1 javë. Me anë të një postimi në Facebook, Ministrja e Arsimit Evis Kushi shkruan se vendimi për shtyrjen e hapjes së Universiteteve, u mor me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, për tu lënë më shumë kohë studentëve që të vaksinohen. Kushi shkruan se 11 deri më 17 tetor studentët të jenë më të fokusuar te procesi i vaksinimit.

Postimi i Plotë:

Të dashur studentë, Së pari dua t’ju falenderoj të gjithë ju që i jeni bashkuar procesit të vaksinimit dhe po na ndihmoni që së bashku t’i rikthehemi normalitetit në të gjitha universitetet e vendit. Meqënëse fillimi i vitit të ri akademik po afron dhe ne duam që të gjithë ju, pa përjashtim, të hyni në auditore pa rrezikuar shëndetin tuaj dhe të stafeve akademike, javën e ardhshme e kemi shpallur si “Java e vaksinimit masiv të studentëve”. Shumë faleminderit edhe një herë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që shprehu menjëherë gatishmërinë që në të gjitha fakultetet dhe universitetet e vendit të vendosë në dispozicion ekipet e tyre të vaksinimit, për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij procesi.

E që kjo javë të jetë sa më produktive, me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor të gjithë së bashku të jemi të fokusuar vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve. Nga universitetet do të kërkoja sa më shumë bashkëpunim dhe koordinim me strukturat e shëndetësisë, për të venë në dispozicion të gjitha hapësirat e nevojshme për studentët dhe personelin e vaksinimit, ndërsa studentëve do t’u lutesha me gjithë zemër e do t’i inkurajoja fort që ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi të re, me qëllim që viti i ri akademik të jetë sa më i mbarë e i suksesshëm. Kam shumë besim që ju, të dashur studentë, do të na provoni edhe këtë herë që jeni pjesa më vitale dhe progresiste e shoqërisë sonë. Faleminderit dhe shumë suksese të gjithëve!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi shtyhet me 1 jave hapja e universiteteve evis kushi shtyhet me 1 jave hapja e universiteteve

Sondazh

Poll