Aktualitet

Me titullin “Naim Frashëri”, Meta dekoron mësuesin në Shëngjergj të Tiranës

6 Tetor 2021, 12:22 Nga DOSJA
Me titullin “Naim Frashëri”, Meta dekoron mësuesin në

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme mësuesin Ymer Distafa në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se ishte i lumtur që vizioi Shëngjergjin e Tiranës, për t’i dhënë dekoratën me Titullin e lartë “Naim Frashëri”, mësuesin Distafa. Meta shkruan se Distafa punoi për mbi 40 vite për edukim cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Postimi i Plotë:

I lumtur të vizitoja Shëngjergjin e mrekullueshëm të Tiranës për të vlerësuar, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, një bir të shquar të kësaj zone, arsimtarin e nderuar dhe të paharruar Ymer Distafa. I lindur në një familje patriotike me kontribute të vyera në Luftën Antifashiste, ku u edukua me dashurinë për Atdheun, arsimin dhe dijen, për mbi 40 vite ai punoi me përkushtim për edukimin cilësor dhe gjithpërfshirës të brezave të rinj të Shëngjergjit, duke merituar respektin dhe nderimin e mbarë zonës. Në vlerësim të angazhimit të tij jetësor për zhdukjen e analfabetizmit dhe konsolidimin e arsimit shqiptar, pas Çlirimit të vendit, si dhe ndihmesën e madhe të dhënë për përçimin e dijeve, edukimit shoqëror e kulturor të brezave të rinj, pata kënaqësinë të çmoja mësuesin e paharruar Ymer Distafa me Titullin e lartë “Naim Frashëri”.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta ymer distafa ilir meta ymer distafa

Sondazh

Poll