Aktualitet

Anila Hoxha bën paralajmërimin: Pas Ardi Veliut, edhe largime të tjera

6 Tetor 2021, 13:04 Nga DOSJA
Anila Hoxha bën paralajmërimin: Pas Ardi Veliut, edhe largime të

TIRANË– Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha ka paralajmëruar lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit pas largimit të kryepolicit Ardi Veliut. Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live”, ajo është shprehur se largimet e “shefave” nuk i prekin efektivët e Policisë, përkundrazi mirëpriten.

Ndërsa shtoi se shefi i ri, mesiguri do të bëjë lëvizje edhe në qarqe për të zgjedhur kështu edhe “skuadrën” për të luftuar krimin.

“Qarkullimet e shefave gjithmonë mirëpriten. Menjëherë pas largimit të Veliut do të ketë largime të tjera në qarqe. E dimë që ai që do të vijë do të ketë grupin e tij dhe vizionin e tij ndaj Policisë,”-tha gazetarja.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha ardi veliu largimi i ardi veliut anila hoxha ardi veliu largimi i ardi veliut

Sondazh

Poll