Aktualitet

SHOKON Elton Metaj: Ish-vjehrri më kërkonte foto duke kryer marëdhënie me Sabrinën, ja kam dërguar në messenger

6 Tetor 2021, 12:15 Nga DOSJA
SHOKON Elton Metaj: Ish-vjehrri më kërkonte foto duke kryer

TIRANË– Elton Metaj, autori i vrasjes i Sabrina Bengajt në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se nuk donte ta vriste ish-bashkëshorten. Eltoni ka tronditur me deklaratat e tij, duke thënë se ish-vjehrri i ka kërkuar atij që t’i dërgonte foto nudo të tij dhe të Sabrinës, si dhe duke kryer marrëdhënie.

“Babai i Sabrinës më kërkonte foto të mia dhe të vajzës së saj nudo, duke bërë marrëdhënie. Ja kam dërguar, janë në messenger. I thosha ça po thua, ti je jashtëtokësor”, shprehet Metaj.

Ai u shpreh se vjehrri i tij e ka ndjekur me armë dhe e ka kërcënuar. Më tej, ai ka rrëfyer se nuk donte të vriste Sabrinën por ish-vjehrrin mirëpo ish-bashkëshortja iu është hedhur përsipër e më pas nuk e di se çfarë ndodhi.

Vjehrrri më ka ndjekur me armë. Ajo mu hodh sipër. Nuk doja ta vrisja, shkova për vjehrrin. Doja të merrja vajzën.Pas kësaj që ndodhi nuk e di. Dhimbjen po e ndjej unë, sa duan ata të japin, e qëlloi vjehrri, dëshira e tij ishte, jeni të vdekur të dy më tha. Ku e dija unë çfarë po bëja. Ika u largova, për veten time i mbaroj hallet. Nuk e di pse u largova, nuk e dija se çfarë ndodhi, e dija të plagosur, nuk e dija të vdekur”, tha Metaj.

Metaj ekzekutoi me armë zjarri me 11 shtator ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj. Autori i ngjarjes shkoi në banesën e prindërve të së ndjerës në fshatin Zhupan të Fierit, për të kërkuar një ribashkim me ish-bashkëshorten. Duke u gjendur përballë refuzimit të saj, ai e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur. Çifti ishin prindër të një vajze 3-vjeçare.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elton begaj metaj vritet sabrina metaj elton begaj metaj vritet sabrina metaj

Sondazh

Poll