Aktualitet

IMT prish banesat, banorët në Jalë ngjiten në çati: Kërkojmë ministrin, duan të na marrin pronën

6 Tetor 2021, 12:52 Nga DOSJA
IMT prish banesat, banorët në Jalë ngjiten në çati:

HIMARË– Prishja e objekteve në Jalë ka vijuar me tensione nga ana e banorëve. Ata kanë kundërshtuar shembjen e banesave që po bëhet nga punonjësit e IMT-së. Pronarët e objekteve kanë kundërshtuar këtë aksion duke thënë se nuk u kishte ardhur asnjë njoftim paraprak për këtë veprim të ndërmarrë nga ata.

Pronarët e objekteve që po shemben janë shprehur për ‘Faxnews’ se janë duke u prishur dhe ullinjtë shekullorë, dushet diellore, pemët, vreshtat, për të cilat nuk ka asnjë vendim.

Supozohet që kishin një vendim për shembjen e objektit, vendim të cilin nuk na e dhanë. E prishën objektin, tani po prishin ullinjtë shekullorë të gjyshit. Këtu duken po ti shohëqsh ullinjtë, tani po futen akoma më tej po prishin dushet diellore, pemët, vreshtat, depozitat e ujit që nuk janë në asnjë lloj vendimi. Këto i bëjnë sepse këta mashtrojnë, kështu futen siç erdhën në fillim.

Prishën lokalin të parin që është me dokumentacion të rregullt, me vërtetim gjykate. Tani po vazhdojnë edhe me pemët sepse duan të na marrin pronën. Shteti do të na e marrë pronën dhe në vendin thonin që objekti është në pronën e ushtrisë. Ne kërkojmë të lidhemi direkt me ministrin sepse cdo gjë këtu po implikohet, cdo gjë po bëhet pa rregull.’

Prishja e objekteve në Jalë vijon prej 2 ditësh. Banorët kundërshtojnë prishjen e objekteve në zonë pasi shprehen se këto ndërhyrje nga ana e punëtorëve të IMT-së, janë kryer pa pasur asnjë vendim Gjykate.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet imt ne jale imt ne jale

Sondazh

Poll